Lajme

E rëndë: Humb jetën i riu nga Malisheva, u rrëzua në vendin e punës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 22 August 2022

Një punëtor i moshës 28 vjeçare ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës.

I riu është lënduar pasi u rrëzua derisa po punonte në ndërtimtari, dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente ne Prishtinë, Naser Syla.

-Advertisement-

“Po, ka vdekur sot rreth orës 8:30 u konfirmuar vdekja”, ka deklaruar Syla për Infokus.

Ai bëri të ditur se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera