Sport

E pabesueshme: Lojtarët e Bayernit ishin stërvitur tinëz Ancelottit

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 02 October 2017

Mediat në Gjermani kanë filluar fushët kundër trajnerit Carlo Ancelotti, i cili tashmë është shkarkuar nga Bayern Munich

Për formën e dobët të Bayernit në fillim të këtij sezone po akuzohet trajneri italian, ku ndër tjera thuhet se stërvitjet i kishte pa shumë intensitet.

E përditshmja gjermane Kicker i ka kushtur një artikull të gjatë Ancelottit, ku tregon për ankesat e lojtarëve dhe stërvitjet e tij.

Dy legjendat, Philipp Lahm dhe Xabi Alonso sezonin e kaluar ishin ankuar për intensitet të dobët të stërvitjeve, i cili vazhdoi edhe këtë edicion.

-Advertisement-

Të njëjtën gjë e bënë këtë sezon edhe Thomas Muller dhe Jerome Boateng, të cilët u ankuan te presidenti Uli Hoeness.

Madje, thuhet se lojtarët nuk ishin lejuar që të stërviteshin pas seancave normale, por ata këtë e kishin bërë fshehur nga Ancelotti.

Kjo besohet se ishte edhe arsyeja kryesore pse Bayern vendosi ta shkarkonte trajnerin italian. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera