E gjuajtën Policinë me armë zjarri, arrestohen 4 serb dhe një shqiptar në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 11 August 2023
Pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar janë arrestuar mbrëmë në Zubin Potok, ndërsa një tjetër është në kërkim – në lidhje me kontrabandën me mallra, narkotikë dhe sulm ndaj policisë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. Ai tha se rreth orës tre pas mesnate policia ka gjetur se në një furgon kishte mallëra të cilat ishin ilegale.
Ndërsa pasi policia tentoi t’i ndalojë të dyshuarit, ata hapën zjarr dhe policët iu përgjigjën të shtënave.
Sipas Elshanit nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur të lënduar.
“Sonte, tre orë pas mesnate, policia ka gjetur një grup kontrabandistësh në tre vetura dhe një furgon në afërsi të Çeçevës. Në momentin kur policët kanë tentuar t’i ndalojnë, sipas Elshanit grupi ka sulmuar me armë zjarri policinë, e cila është kundërpërgjigjur. Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai.
Më pas në furgon kanë gjetur mallra të ndryshme, cigare dhe kanë konstatuar se kishte edhe lëndë narkotike.
Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”.
Të katër automjetet janë sekuestruar.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...