Lajme

E Fundit: Zelensky flet me Erdoganin për terrorin rus atje

Autori: Ermirë Berisha 17:59 | 04 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe sot ka pasur një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Gazeta inFokus.

Zelensky ndërmjet një njoftimi në Twitter, ka treguar se me Erdoganin kanë diskutuar për sulmet që forcat ushtarake ruse po i kryejnë në territorin e Ukrainës.

“Pata bisedimet e rregullta me Presidentin Erdogan. Jam falënderues për mbështetjen e palëkundur të Turqisë. E informova për agresionin e vazhdueshëm dhe terrorizmin nuklear nga Federata Ruse. Ne duhet t’i japin fund armiqësive”, ka shkruar Zelensky./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera