Lajme

E dhimbshme: Ky është 33 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 24 February 2023

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Hodonovc të Kamenicës i mori jetën një 33-vjeçari, ndërsa tre persona tjerë, përfshirë një foshnje 6-muajshe, mbetën të lënduar.

Viktima që mbeti i vdekur në vend është Albaton Emerllahu, 33-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.

-Advertisement-

Ndryshe lidhur me rastin tragji, ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani

“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera