Lajme

Vetëaksident në Prishtinë, një person i lënduar (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 10 January 2023

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Prishtinë ku si pasojë në njërin prej aksidenteve është lënduar një person, shkruan Gazeta Infokus.

Aksidenti i parë ka ndodhur në udhëkryqin që lidhë lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në  Prishtinë, si dhe aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime  trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka Ahmeti për Infokus.

Aksidenti i dytë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera