Lajme

Dy aksidente në kryeqytet, gjashtë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 22 October 2022

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku janë lënduar gjashtë persona.

Në aksidentin e ndodhur në rrugën “Garibaldi” janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sipas Ahmetit, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, janë përfshirë dy vetura ku është raportuar vetëm për dëme materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera