Rozë

Dua Lipa me të dashurin, Isaac Carew ndajnë momente të ëmbla së bashku në Paris

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 06 July 2018

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e pranishme në eventin e organizuar nga marka “Cartier” në Paris të Francës.

Në këtë event, ajo ka qenë e shoqëruar nga dy prindërit e saj ,Dukagjini dhe Anesa, si dhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

-Advertisement-

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: InstaStory)

Me këtë të fundit, Lipa është ka qëndruar vazhdimisht pranë, duke shijuar kështu mbrëmjen.

Ajo gjithashtu ka performuar për të pranishmit ‘live’ disa nga këngët e saj, duke impresionuar publikun me performancën e saj të veçantë.

Dua ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka shfaqur momentet e ëmbla që ka shijuar nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Isaac i ka dhuruar vazhdimisht puthje Duas, e cila dukej më se e lumtur në këtë mbrëmje.

Ajo dukej mjaft elegante dhe atraktive e veshur në një fustan transparent dhe me shkëlqim. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera