Rozë

Dua Lipa si Rihanna, befason Jimmy Kimmelin në dhomën e gjumit

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 11 October 2018

Dua Lipa ka befasuar prezantuesin e njohur amerikan, Jimmy Kimmel, me një performancë të hitit të saj të fundit “Electricity” duke i hyrë në dhomën e gjumit Kimmelit.

Gruaja e komedianit, Molly McNearney, e organizoi gjithë befasinë, që është e ngjashme me atë që më parë bënë Rihanna, Britney Spears e Miley Cyrus.

Këngëtarja kosovare performon bashkë me disa valltarë tjerë dhe për një moment hipën edhe në shtratin e amerikanit që zgjohet nga gjumi dhe mbetet tërësisht i shtangur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera