Lajme

Drejtoresha e AVESK: Të gjitha proceset në sektorin e energjisë mund të kryhen edhe nga gratë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 18 March 2022

Drejtoresha e shoqatës ‘AVESK” që është një ndër shoqatat e para dhe e vetmja në Kosovë për gratë në sektorin e energjisë, Arijeta Pajaziti ka thënë se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë është i domosdoshëm.

Pajaziti në një intervistë për INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore) në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për qëndrueshmëri”, ka thënë se ideja që profesionet në sektorin e energjisë janë për gjininë mashkullore është paragjykim dhe mendim i kotë.

“Roli i grave në sektorin e energjisë nuk është i rëndësishëm por është i domosdoshëm, Kjo është imperativ i kohës në një vend apo në krejt globin ku gjysma e popullsisë janë gra dhe vajza atëherë në çdo proces jetësor duhet të jenë prezentë edhe gratë edhe vajzat. Aq shumë është dixhitalizu dhe automatizu edhe sektori i energjisë sa që ajo ideja se ai është sektor i profesionit mashkullor mundet me mbet vetëm një paragjykim i kotë se të gjitha proceset ose shumica e tyre mund te kryhen edhe prej grave”, ka thënë Pajaziti.

-Advertisement-

E pyetur nga Dardan Abazi nga INDEP për shoqatën e saj për gratë në sektorin e energjisë, ajo ka thënë se kjo ‘OJQ’ është e para në Kosovë dhe në rajon dhe është ekskluzivisht vetëm për gratë që janë në këtë sektor dhe që duan të jenë në sektorin e energjisë.

“Shoqata jonë është ekskluzivisht prej grave që janë në sektor dhe ato që dëshirojnë të jenë në sektor po mendojmë për studente të lëmive përkatëse. Jemi formu në vitin 2017 me përkrahjen e USAID dhe jemi e para dhe e vetmja jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe që e kemi filluar këtë nismë duke u rrjetëzuar tanimë e sa vite me ato shoqata si motra nëpër rajon dhe në botë.
Kemi qenë edhe ne të përkrahura”, ka thënë Pajaziti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera