Lajme

Dodik e uron Macronin, kërkon nga ai të gjejë zgjidhje për situatën në Bosnje

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 26 April 2022

Anëtari serb i Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, e ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për mandatin e tij të dytë dhe e ka ftuar atë që të takohen për të gjetur një zgjidhje për situatën në Sarajevë.

“Deklarata juaj se do të qëndroni në mbrojtje të demokracisë është inkurajuese. Në këtë drejtim, më lejoni t’ju kujtoj letrën time të datës 15 nëntor 2021, në të cilën ju drejtova, për situatën aktuale politike në Republika Sërpska dhe Bosnjë Hercegovinë. Po ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor propozova mbajtjen e një takimi”, ka thënë Dodik.

Dodik deklaroi se ai ende beson se dialogu i drejtpërdrejtë dhe marrëveshja për kompromis, dhe jo akuzat e bëra përmes mediave apo duke bërë deklarata akuzuese jokonsistente, të njëanshme, janë e vetmja rrugë e drejtë për të zgjidhur të gjitha dilemat dhe mosmarrëveshjet ekzistuese, shkruan Kosovonline, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera