Rozë

Divorci me Kanye West, Kim Kardashian merr motrat dhe “arratiset” për në Karaibe (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 04 February 2021

Kylie, Kendall, Khloe dhe Kourtney Kardashian kanë fluturuar për në Karaibe që të qëndrojnë pranë motrës së tyre, Kim, pasi ka kaluar një javë të vështirë.

Ajo ka vendosur që ti japë fund martesës me Kanye West pas disa debateve të forta dhe krizave në çift. Beteja për divorc do të jetë e ashpër sepse duhet të ndahet një total prej 2.2 miliardë dollarësh pasuri. Për tu çlodhur pak nga e gjithë kjo situatë, Kim bëri gati valixhet dhe u nis për në Karaibe së bashku me katër motrat e saj. Ato kanë një lidhje të fortë dhe e mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë e tyre që duken tepër joshëse me bikini. Kujtojmë se një burim për “People” ka thënë se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin, si dhe kanë nisur që të jetojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, një artikulli në “Page Six” shkruan se reperi i famshëm ka marrë ndër të tjera edhe 500 palët e atleteve që mbante më herët në shtëpinë ku jetonin të gjithë bashkë.

“Nuk kanë aspak kontakt. Jetojnë tanimë në vende të ndryshme”, u shpreh burimi, duke zbuluar kështu se teksa Kim pushonte së fundmi në ishull, 43-vjeçari ishte tepër i zënë me paketimin e gjërave të tij.

Gjithashtu në shkrim thuhet se jo të gjitha sendet personale të Kanye-s janë hequr nga shtëpia, por koleksioni i atleteve ishte tepër i veçantë për të, ndaj dëshironte ta merrte menjëherë me vete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera