Dhjetë seanca gjatë majit për gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 25 April 2023
Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), në kalendar të gjykimeve, është bërë e ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë caktuar dhjetë seanca për muajin maj.
Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Datat e planifikuara për seanca në çështjen e Thaçit dhe të tjerët për këtë muaj janë: 10, 11, 12, 15, 16, 18, 18, 22, 23 dhe 24 maj.Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi për këtë çështje dhe janë mbajtur dhjetë (10) seanca.
Në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.
Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka filluar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Të tjera
-
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë
Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligj...
-
Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Serge...
-
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori ...
-
Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjak...
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...