Sport

Devolli shfaqet i nervozuar pas barazimit me Besën

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 November 2020

Drenica nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Besa e Pjesës, pasi ka luajtur baras 0-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, është shfaqur i zhgënjyer me barazimin.

“Mbetem i irrituar për dy pikët që lamë sot, pasi që mund të arrinim një fitore këtu sot ndaj Besës. Kërkoj autoritet dhe vendosmëri nga lojtarët që nga minuta e parë dhe jo ta nisim ndeshjen nga pjesa e dytë. Patëm disa mundësi për të shënuar, mirëpo portieri i Besës bëri detyrën e tij dhe na pamundësoi për ta fituar ndeshjen. Bëmë edhe disa zëvendësime në repartin ofansiv, pasi që unë asnjëherë nuk loz për barazim, por duket që nuk do të ketë qenë dita e jonë sot”, deklaroi Devolli për “Art Sport”.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Drenica renditet e katërta me 15-të pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera