Lajme

Detaje rreth aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 01 May 2022

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit që ndodhi dje në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku humbi jetën një 70 vjeçar.

Sipas raportit thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VË kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet në raport.

-Advertisement-

I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera