Deputetja Kravchuk falënderon Kosovën, rrëfen tmerrin e luftës në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 24 October 2022
Deputetja e Ukrainës, Yevheniya Kravchuk, në një intervistë për T7 ka folur për luftën që po bën Rusia në Ukrainë. Ajo thotë se Rusia po bën gjenocid në Ukrainë dhe se shumë gra, burra e fëmijë janë dhunuar, duke përjetuar kështu trauma të mëdha
Në çdo paraqitje të saj nuk kursehet të tregojë çfarë po ndodhë në vendin e saj.
Deputetja Yevheniya Kravchuk, e cila së fundi ishte në Kosovë, po shfrytëzon çdo hapësirë për t’ia bërë të qartë botës tmerrin nëpër të cilin po kalon Ukraina.
Në një intervistë për Televizionin 7 ajo ka treguar se politika e ushtrisë ruse është përqendruar në shkatërrimin e infrastrukturës energjetike, që prek jetën e qytetarëve.
“Në fushën e betejës Rusia po humbet çdoherë e më shumë dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është të sulmojnë nëpërmjet dronëve ushtarakë qytetet e Ukrainës. Shefi i inteligjencës së shtetit ka parashikuar se vendi ynë mund t’i rikthejë zonat e okupuara vitin e ardhshëm. Por, është një proces shumë i gjatë, që mendoj se duhet përshpejtuar sepse gjatë këtyre sulmeve keni parë nëpërmjet fotografive që civilët po i vrasin teksa janë duke fjetur në shtëpitë e tyre. Ne kemi kërkuar sistemin e mbrojtjes ajrore që nga shkurti dhe vetëm në tetor e kemi marrë atë nga Gjermania dhe SHBA-të”.
Sipas Kravchukut, Rusia ka bërë çdo krim të mundshëm, madje përtej imagjinatës, andaj duhet vepruar menjëherë.
“Është shumë e rëndësishme që të ndiqen dy hapa: Tribunali Ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale të na ndihmojnë t’i përballojnë dëmet, gjenocidin dhe traumat e shkaktuara, si dhe ta rindërtojnë Ukrainën. Mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë, shumë dëme janë shkaktuara në infrastrukturë, biznese, ura dhe në gjithçka tjetër. Ne mendojmë se të gjitha paratë që në një formë janë të ngrira dhe paratë e sanksioneve duhet të dedikohen për rindërtimin e Ukrainës.”
E pyetur për relacionet ndërmjet Kosovës e Ukrainës, Kravchuk ka këtë përgjigje.
“Ne e vlerësojmë shumë ndihmën që Kosova si shtet i vogël po i jep Ukrainës, nëpërmjet programeve si ai i gazetarëve. Unë kam qëndruar në Kosovë për disa ditë dhe pashë që nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë realisht është duke ndodhur në Ukrainë sepse e dinin, e ndjenin, e kishin parasysh situatën”
Ajo ka theksuar edhe një herë që Rusia po bën gjenocid në Ukrainë dhe se shumë gra, burra e fëmijë janë dhunuar, duke përjetuar kështu trauma të mëdha.
Të tjera
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...
-
Kolgeci: Fokus i im do të jetë do të jetë angazhimi për një Kosovë me rrugë të zhvilluara dhe të sigurta për qytetarët
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman ...
-
Krasniqi: Me iniciativën time u funksionalizua spitali i pediatrisë në Mitrovicë, në mandatin e ardhshëm angazhim më i madh
Fëmijët në Mitrovicë prej disa muajsh po marrin shërbimet e nevojshme mjekëso...
-
Musliu: Mësimdhënësit janë ata që japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
KQZ hesht për kamionin gjigand që erdhi nga Beogradi me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Një kamion gjigand që erdhi nga Beogradi shkarkoi përplot paketime me kamera ...
-
Kërkesat për azil në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku renditet Kosova
Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve ...
-
Specialja i dënon me burgim edhe Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe...
-
24-shi i PDK-së: Për Mushtishtin me një të ardhme ma të mirë
Arber Behluli, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosov...
-
Kjo është Jeta Rafuna me numër 45 nga LDK, e cila po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët
Jeta Rafuna, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër...
-
Haxhi Shala dënohet me tri vite burgim nga Gjykata Speciale
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burg...
-
Çka mbet kur fëmijët tanë ikin? Daut Haradinaj me kampanjë të re
Në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë emigrimin si opsion për kushte...