Haradinaj premton rritje ekonomike deri në 7%

Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 04 February 2025
Kandidati për kryeministër i koalicionit për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj prezantoi sot planin ekonomik.
Haradinaj premtoi investime kapitale prej 25 miliardë eurosh, prej të cilave 16 miliardë pritet të vijnë nga sektori privat.
Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, aj paraqiti një vizion ambicioz për transformimin ekonomik të vendit, duke synuar rritje ekonomike deri në 7 përqind.
“Qeverisja jonë do të jetë partnere me bizneset. Ne do të hapim rrugën për një zhvillim të hovshëm ekonomik përmes politikave buxhetore efektive, masave fiskale që përkrahin bizneset dhe politikave tregtare që nxisin prodhimin dhe eksportin,” tha Haradinaj.
Plani ekonomik, parasheh investime madhore në infrastrukturë, duke përfshirë 3 miliardë euro për rrugë, 1.5 miliardë për arsim dhe shëndetësi, si dhe 1 miliard euro për modernizimin e hekurudhave.
Një theks i veçantë i është kushtuar furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë, si dhe krijimit të zonave të reja ekonomike biznesore në të gjithë vendin.
“Ne do të ofrojmë lehtësira të konsiderueshme për bizneset, përfshirë lirimin nga tatimi në fitim për 5 vjet për investitorët e rinj dhe mbulimin e 50% të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra,” shtoi Haradinaj, duke theksuar se këto masa do të stimulojnë investimet dhe punësimin.
Programi parasheh gjithashtu projekte të rëndësishme me partneritet publiko-privat, përfshirë ndërtimin e termocentralit me gaz në Ferizaj, zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe modernizimin e Trepçës.
Të hyrat totale buxhetore gjatë mandatit qeveritar pritet të arrijnë në 22.5 miliardë euro, duke përfshirë edhe rritjen e borxhit publik.

Të tjera
-
Këto janë tre komunat me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri më tash
Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 168,341...
-
Voton Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, në demokraci flet populli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka votuar në qendrën e votimit...
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...