Lajme

Kjo është Jeta Rafuna me numër 45 nga LDK, e cila po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 04 February 2025

Jeta Rafuna, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45, ka theksuar se mbështetja e qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë forca që e ka shtyrë përpara, shkruan Gazeta Infokus.

Si gruaja më e votuar në Asamblenë e Komunës së Prishtinës, Rafuna ka thënë se tani është koha të shfrytëzojë këtë përvojë dhe angazhim për t’u bërë një zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Rafuna në këto zgjedhje dhe kandidim të saj për deputete po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

-Advertisement-

“Si gruaja më e votuar në asamblenë e komunës së Prishtinës, mbështetja juaj ka qenë gjithmonë forca ime. Tani unë dua të e sjellë këtë përvojë dhe këtë zë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë kërkoj besimin tuaj që të jem zëri juaj në kuvendin e republikës së Kosovës”, ka theksuar Rafuna.

Ndryshe, Jeta Rafuna, kandidon për deputete me numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga LDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera