Lajme

Musliu: Mësimdhënësit janë ata që japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 04 February 2025

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganimete Musliu, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për mësimdhënësit, duke i cilësuar ata si figura kyçe në formimin e të ardhmes së shoqërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”,  theksoi se mësimdhënësit janë ata që, me përkushtim dhe pasion, japin dije dhe vlera, duke udhëhequr brezat në rrugën e dijes dhe mundësive të reja.

“Mësimdhënësit janë ata që me përkushtim të jashtëzakonshëm japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë dhe duke formuar të ardhmen e shoqërisë. Ata janë ata që investojnë kohë, energji dhe pasion për të na udhëhequr në rrugën e dijes, shpresës dhe mundësive të reja”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Po ashtu ajo shtoi se shoqëria është e privilegjuar që ka mësues të tillë që vazhdimisht i frymëzojnë nxënësit dhe i ndihmojnë ata që të zhvillohen.

“Sot, ishim të privilegjuar që i kishim ata me ne, duke na frymëzuar dhe ndarë dritën e diturisë që do të na shoqërojë përgjithmonë. Faleminderit për angazhimin tuaj çmuar dhe për të gjitha ato që bëni çdo ditë për brezin tonë të ardhshëm”, ka shtuar Musliu.

Ndryshe Ganimete Musliu, kandidon për deputete me numrin 12 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera