Lajme

Haradinaj: Në katër vjet, 1.5 miliardë euro investime në arsim dhe shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 04 February 2025

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot planin për investime kapitale në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar 1.5 miliardë euro investime gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar.

“Investimet në arsim dhe shëndetësi janë pjesë thelbësore e planit tonë për zhvillimin e vendit,” u shpreh Haradinaj gjatë prezantimit të programit ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”.

Ky investim është pjesë e planit më të gjerë prej 25 miliardë eurosh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ku arsimi dhe shëndetësia zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e koalicionit për mandatin e ardhshëm qeverisës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera