Fokus

Dakaj: Deri më tani Vetëvendosje pagoi 100 mijë euro sponzorizime në Facebook, është kampione në shpenzime

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 04 February 2025

Me mbi 100 mijë euro, Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila është duke shpenzuar më së shumti para për sponzorizime në rrjetet sociale.

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka publikuar disa të dhëna, në të cilat shihet se LVV-ja momentalisht i ka 200 reklama aktive.

Një mijë postime, Dakaj ka treguar se janë paguar me nga 100 euro.

-Advertisement-

 

 

Ky është shkrimi i plotë i tij:

100,000 €URO reklama në FACEBOOK për propagandë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje, është kampione në shpenzimet marramendëse për reklama në Facebook –

100,000 € deri më tani vetëm nga faqja zyrtare e LVV!

📌 Fakte:

🔴 200 reklama i ka aktive aktualisht në Facebook.

🔴 100 € për secilën reklamë

🔴 1,000 reklama të paguara nga dhjetori deri me tani, të gjitha me nga 100 €.

🔴 100,000 € totali deri më tani

Dhe kjo është vetëm nga faqja zyrtare.

Përveç faqes zyrtare, Vetëvendosje ka edhe disa faqe të tjera nga të cilat lëshohen reklama të sponsorizuara – duke rritur edhe më tej shpenzimet.

🔍 Strategjia? Manipulim i pastër!

🕰 Reklamat me shumicë aktivizohen kryesisht në orarin prime-time – atëherë kur më shumë qytetarë janë online.

🌅 Në mëngjes, shumica e reklamave fshihen – duke lënë pak gjurmë pas.

💰 Pra janë 100,000 € për propagandë në Facebook, ndërkohë që qytetarët po përballen me krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe mungesën e shërbimeve bazike!

Albin Kurti flet për zhvillimin e ekonomisë vendore, por paratë i çon në reklama, duke pasuruar Mark Zuckerbergun, ndërsa votat i kërkon nga qytetarët e varfër të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera