KQZ hesht për kamionin gjigand që erdhi nga Beogradi me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 04 Shkurt 2025
Një kamion gjigand që erdhi nga Beogradi shkarkoi përplot paketime me kamera me të cilat pritet që të monitorohet procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gazeta Infokus të hënën publikoi pamje ekskluzive të këtij kamioni që mallin e shkarkoi në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu në depon të për të cilën u tha se Komisioni Qendror Zgjedhor e kishte marrë me qera.
E në lidhje me këtë, KQZ-ja në krye me Kreshnik Radoniqin ka vendosur të heshtë. Qysh dje, madje edhe para publikimit të pamjeve, Gazeta Infokus është munduar të kontaktojë me kryetarin Radoniqi dhe me zëdhënësin, Valmir Elezi, mirëpo nuk e kanë hapur telefonin.
Të hënën Infokusi i ka dërguar pyetje Elezit, si dhe ne emailin zyrtar të këtij institucioni mirëpo sërish nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në kërkesën tonë për sqarim.
Zëdhënësi Elezi një herë e ka hapur telefonin mirëpo ka deklaruar se nuk është duke “dëgjuar asgjë” dhe se “po ka probleme me zërin” dhe më pas më nuk e ka hapur telefonin.
Më pas duke qenë se kishte probleme me zërin, Infokusi zëdhënësit Elezi i ka dërguar edhe mesazh në telefonin e tij por përsëri pa përgjigje.
E përsëri sot përmes emailit Infokusi i është drejtuar KQZ-së mirëpo të njëjtit përsëri siç duket kanë zgjedhur të heshtin.


Çfarë ndodhi të hënën, çfarë tha shoferi i kamionit dhe punëtori i KQZ-së?
Malli që po shkarkohej në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë nga një kamion i madh me tabela të Beogradit ra në sytë e qytetarëve të cilët informuan redaksinë e Infokusit.
Shoferi i kamionit në një bisedë për Infokus-in ka konfirmuar se në paketimet e shkarkuara në oborrin e ministrisë ka kamera derisa ka thënë se nuk është i informuar se për cilin institucion janë këto produkte.
Ndiqni pjesën e parë të videos për bisedën me shoferin:
Më pas në oborrin e ministrisë ku ishte shkarkuar ky mall vijnë edhe dy persona që do të bënin bartjen e produkteve brenda. Ata tregojnë që janë vetëm punëtorë dhe nuk kanë ndonjë informacion.
Së fundmi kur malli mbetet ende në oborrin e ministrisë vjen edhe një person tjetër i cili deklaron se është nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe se në paketime janë kamerat me të cilat do të monitorohen zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndiqni pjesën e dytë të videos me poshtë për bisedën me zyrtarin e KQZ-së.
Tenderi 700 mijë euro për furnizim me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Sipas hulumtimit të Infokusit, Komisioni Qendror Zgjedhor me 3 qershor të vitit 2024 kishte hapur tenderin në vlerë mbi 1 milionë euro për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime.
Tenderi sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës i ishte dhënë kompanisë “Besa Security SH.P.K ” siç figuron në Agjencinë e Regjistrimt të Bizneseve me drejtor menaxhues Besnik Ajetin.
Gazeta Infokus ka kontaktuar në numrin e telefonit me të cilin kjo kompani është regjistruar në ARBK mirëpo personi në telefon ka deklaruar se nuk është Besnik Ajeti dhe se nuk ka lidhje me “Besa Security”.
Më pas Infokusi ka kontaktuar edhe në numrin që ëshë i publikuar tek faqja e kompanisë “Besa Security”, personi që është përgjigjur ka deklaruar se nuk është në dijeni dhe se pasi të marrë informatat në lidhje me këtë çështje do të na japë një përgjigje.
Më pas sërish është kontaktuar i njëjti numër, të pyetur nëse kamerat për KQZ-në u blenë nga Beogradi përgigje po jepnin dy persona, e njëri prej tyre deklaronte se “Besa Security është vetëm furnitori, dhe se për çdo pyetje tjetër duhet të kontaktoni me KQZ-në. Se ata janë përgjegjës”.
Detajet e kontratës me “Besa Security”
KQZ i dha kompanisë ‘Besa Security” kontratën për “Furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime” me datën 22 tetor të vitit të kaluar.
Kontrata për këtë furnizim kap shifrën 699 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Ky proces i përzgjedhjes sipas dokumentit ishte bërë me tenderim të hapur.
E deri më tash as kjo kompani dhe as KQZ-ja nuk kanë dhënë as edhe një sqarim se pse kamerat që do të përdoren në zgjedhje erdhën me një kamion nga Beogradi dhe mbanin edhe në paketime emrin “Belgrade- Serbia”.



T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...































