Lajme

Deputetja e LDK’së: Kaosi me Ligjin për paga i qëllimshëm, s’është faji i Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 12 December 2019

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka quajtur të qëllimshëm kaosin e shkaktuar pas implementimit të ligjit të pagave.

Ajo ka thënë se nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese por i Qeverisë në ikje, e cila sipas sajë i ka favorizuar vetëm disa kategori të punësuarish në sektorin publik, shkruan gazeta inFokus.

“Grevat nuk zgjidhin asnjë problem përballë një situate kur Gjykata Kushtetuese do të bëjë interpretimin nëse Ligji i Pagave ka shkelur të drejtat e njeriut dhe barazinë para ligjit.

-Advertisement-

Gjithë ky kaos është i qëllimshëm dhe s’është faji i Gjykatës Kushtetuese por i Qeverisë në ikje, e cila i ka favorizuar vetëm disa kategori të punësuarish në sektorin publik.

Në këtë situatë kur protestat dhe grevat vetëm s’mund të zgjidhin një situatë juridike e cila ka kaluar në duart e Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, me sindikata duhet të bisedohet dhe të sqarohet se çfarëdo proteste dhe grevat nuk zgjidhin problemin në raport me Gjykatën Kushtetuese. Vetëm duhet të kërkojmë që Gjykata Kushtetuese duhet sa më shpejtë të marrë vendim meritor për Ligjin e Pagave dhe të procedohet tutje bazuar në vendimin përfundimtar.

Qeveria dhe Parlamenti i ri duhet të bëhen gati për të sanuar dëmet që i ka shkaktuar PAN me keqqeverisjen dhe mungesën e kompetencës.

Ligji i Pagave dhe loja me kategori të caktuara të shoqërisë shpërfaq më së miri nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve tjera dhe dërgimin e PAN-it në opozitë për dy mandate. Tetë vjet s’do të mjaftojnë për të kthyer normalitetin nga Qeveria e PAN-it ku vendimet janë marrë sikur Shteti të ishte plaçkë”, ka shkruar Bajrami në facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera