Depresioni i vjeshtës – si ta përballoni atë?
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 14 December 2022
Ardhja e vjeshtës, moti i zymtë, errësira e hershme dhe rënia e temperaturave kontribuojnë në shfaqjen e luhatjeve të humorit te shumë njerëz. Ato shoqërohen më shpesh me një ndjenjë trishtimi të njohur si depresioni i vjeshtës.
Me ardhjen e vjeshtës, ditët e gjata me diell ua lënë vendin ditëve më të shkurtra e më gri. Me ndryshimin e stinëve, shumë njerëz përjetojnë ndryshime në gjendjen e tyre të humorit. Ata ndihen më të lodhur se zakonisht, më të trishtuar, duan të kalojnë më shumë kohë vetëm dhe kanë oreks më të madh. A është normal ky ndryshim dhe kur nevojitet ndihmë profesionale, psikiatrike?
Marija Kostadinovska, psikiatre, jep shpjegim më të detajuar që janë të nevojshme për t’i ditur:
Ndryshimet që vjeshta krijon në trupin tonë
Përveç faktit që kjo periudhë e vitit sjell peisazhe me nuanca të verdha dhe bakri, temperatura më të ftohta dhe ditë me shi, vjeshta sjell edhe ndryshime në bioritmin tonë. Kjo ndodh si rezultat i reduktimit të orëve të dritës natyrale gjatë gjithë ditës. Ky ndryshim, së bashku me të ftohtin, shkakton një ndjenjë trishtimi në trupin tonë, të njohur si depresioni i vjeshtës ose çrregullimi afektiv sezonal.
Me reduktimin e orëve të ekspozimit ndaj dritës së diellit, truri ynë prodhon më pak serotonin, i cili është një neurotransmetues përgjegjës për rregullimin e humorit, sjelljes, zakoneve të të ngrënit ose gjumit, ndër të tjera. Ardhja e vjeshtës nuk na prek të gjithëve me të njëjtin intensitet.
Simptomat më të zakonshme manifestohen me:
Mungesë energjie dhe motivimi për të kryer rutinat e përditshme
Ndjenjë shqetësimi
Ndjenjë mërzie, trishtimi ose mungesë humori për pjesën më të madhe të ditës, pothuajse çdo ditë
Humbje e interesit për aktivitetet që dikur ju pëlqenin
Gjumë i tepruar
Rritje e nevojës për marrje të karbohidrateve, konsum i tepërt i ushqimit dhe shtim në peshë
Vështirësi në përqendrim
Ndjenje e mungesës së shpresës, e pavlefshmërisë ose ndjenjë faji.
Normalisht, depresioni i vjeshtës fillon në vjeshtë dhe vazhdon gjatë periudhës së dimrit, dhe simptomat gradualisht zhduken me fillimin e pranverës dhe shfaqjen e ditëve me diell.
Megjithatë, nëse ky shqetësim vazhdon dhe simptomat intensifikohen (gjendja depresive vazhdon për ditë të tëra dhe nuk mund të rifilloni aktivitetet që normalisht ju pëlqejnë, regjimi i gjumit dhe oreksi kanë ndryshuar ndjeshëm, kërkoni ngushëllim dhe relaksim në alkool, ose ndiheni të pashpresë ose mendoni për vetëvrasje) është e nevojshme të kërkoni ndihmë profesionale në fushën e shëndetit mendor, tek mjeku psikiatër.
Aktivitete të cilat ndihmojnë në përballimin e depresionit të vjeshtës
Në përgjithësi, depresioni i vjeshtës është një çrregullim i përkohshëm që mund ta luftojmë nëse zbatojmë një sërë aktivitetesh që do të na ndihmojnë ta përballojmë këtë ndryshim sezonal në një mënyrë më pozitive.
Bëni mjedisin tuaj më të ndritshëm dhe me diell
Hapni grrilat/perdet, shkurtoni degët e pemëve që bllokojnë rrezet e diellit ose shtoni dritare në çatinë e shtëpisë tuaj. Uluni më pranë dritareve të ndritshme ndërsa jeni në shtëpi ose në zyrë.
Mos qëndroni të mbyllur në shtëpi
Merrni ekspozim shtesë ndaj dritës natyrale. Provoni të bëni shëtitje ose vrapime gjatë orëve të ditës me më shumë dritë dielli. Kryeni ushtrime në ambient të hapur, do të vëreni se ju përmirëson gjendjen tuaj të humorit dhe ju jep energji.
Flini mjaftueshëm
Mundohuni të flini mjaftueshëm, aq orë sa ju nevojiten për të pushuar mirë. Flini rregullisht gjatë javës. Gjumi i shqetësuar në këtë fazë të depresionit të vjeshtës mund të jetë negativ për gjendjen e humorit.
Bëni kujdes me ushqimin tuaj
Ushqimi bëhet një element bazë për të përballuar me sukses këtë ndryshim stinësh. Mundohuni të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të balancuara. Përfshini në dietën tuaj bishtajore, drithëra, mish dhe perime, të cilat sigurojnë hekur dhe forcojnë trupin.
Frutat arrore janë një tjetër aleat i mirë që do të ndihmojë në rritjen e rezervave të energjisë. Nga ana tjetër, qëndroni larg produkteve të sheqerit të rafinuar dhe karbohidrateve të thjeshta.
Është gjithashtu e rëndësishme të merrni vitamina dhe minerale të mjaftueshme për të rimbushur rezervat tuaja. Ju rekomandojmë mikronutrientët nga Orthomol Vital.
Intensifikoni jetën tuaj sociale, shoqërohuni dhe relaksohuni
Mundohuni të planifikoni takime me familjen dhe miqtë. Kjo do t’ju pengojë të shkëputeni nga jeta sociale dhe do të zvogëlojë tendencën tuaj për t’u izoluar. Praktikoni ato aktivitete që ju pëlqejnë më shumë, qoftë leximi i një libri, dëgjimi i muzikës apo piktura.
Nëse ndiqni këto këshilla, do të jeni në gjendje të sfidoni simptomat që lidhen me rënien e gjendjes shprirtërore/humorit dhe depresionit. Mundohuni ta përballoni në një mënyrë më ndryshe këtë stinë, shijojeni dhe kalojeni me sukses këtë periudhë të vitit.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...