Rozë

Demi Lovato bën tatuazh në një pjesë të ndjeshme

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 09 January 2022

Demi Lovato ka festuar rikthimin në shtëpi me një tatuazh të ri, në një vend goxha të ndjeshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram

“Merimanga, ajo që na mësoi shumë gjëra”, shkruar 29 vjeçarja, duke reklamuar tatuazhin në kokë.

-Advertisement-

Merimanga u krijuar nga artisti i njohur i tatuazheve, Dr.Woo, i cili një tatuazh të tillë e kishte bërë edhe për Justin Bieber dhe Miley Cyrus.

Të shtunën, një burim për “Page Six” tha se artistja amerikane është kthyer në shtëpi pasi kaloi një muaj në rehabilitim.

Me sa dihet, është hera e tretë që Demi pranohet në rehabilitim. Kjo ndodhi fillimisht në vitin 2010, dhe më vonë pas një mbidoze në 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera