Dasma e pazakontë e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, letra që i bëri të gjithë dasmorët të qajnë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/fehmi-e-xheve-lladrovci-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 22 September 2022
Bashkëluftëtari i Fehmi Lladrovcit, njëherit edhe i afërm i tij, Sabit Lladrovci, në “Frontal” të T7 ka rrëfyer se si ka ndodhur dasma e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
“Fehmiu pasi u dënua 10 vite, me kërkesën e bacit Tush ka shku te baci Avdyl edhe i ka thënë ‘po kem qef me marr Xhevën edhe pa prezencën e Fehmiut’. Nuk ka ndodh në historinë tonë që nusja me ardhë pa prezencën e burrit edhe prej familjes tonë, ka shku ka dhënë mësim në Drenas. Dasma u ba masi u ardhë Fehmiu, por kur ka ardhë Xheva jo. Kur u ardhe Fehmiu prej burgut, ka ardhë si papritmas dhe ka shku për shërim nëna e tij në Drenas. Në atë vagan ku ka prit me hyp, ka zbrit Fehmiu dhe janë taku papritmas me Xhevën dhe janë kap përqafe”, tha Sabit Lladrovci.
Ai tha se pas kësaj ata nuk kanë shkuar as në shkollë e as te mjeku.
“Jemi mbledhur e gjithë lagja, mixha u kan i vjetër në atë kohë e po i thotë ‘Fehmi shko se je lodh, pusho’, ai i thotë ‘jo po du me nejt’. Mas ni periudhe i tha 3-4 herë, Fehmiu tha “unë nuk martohna pa dasmë’. Edhe Fehmiu ka flejt në kullë, e Xheva me motra të Fehmiut, derisa u ba dasma. Në dasmë kanë ardhë shokë prej Malit të Zi, Maqedonisë”, tha Lladrovci.
“Xheva nuk ka pranu me shku me marr me nuse me kerre, edhe baçi Abdyl e kish përgatit një letër Fehmiut Xhevës qysh ka qenë edhe qysh e ka kërku baci Tush me marr Xhevën. Letrën e ka lexu Idriz Hyseni, ish i burgosuri politik dhe krejt dasmorët kemi qajt. Letra ka qenë biografi e dhimbshme. Në fund të letrës thotë ‘këta lot të shndërrohen në gëzim’, atëherë kërsiti pushka dhe Fehmiu hini dhandërr”, tha ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/Alan-Greenberg-UNI-NEW-03-e1709546819299-770x4001-1.jpg)
Të tjera
-
PAMJE TË RËNDA: Momenti shokues teksa një burrë rrāh brutalisht një grua në Prizren
Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren. Një mashkull shihet duke ...
-
Prokurorja kapet duke luajtur në telefon gjatë seancës së “180 kilogramëve kokāinë”
Prokurorja Merita Bina Rugova është kapur duke luajtur në telefon gjatë seanc...
-
Gërvalla niset për në Austri, do të marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për...
-
Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët për temperaturat e larta
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të sh...
-
Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Suharekës
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të ...
-
Shkon në mbi 900 numri i të vdekurve nga vapa, në pelegrinazhin e haxhit
Numri i raportuar i pelegrinëve të vdekur nga vapa në Arabinë Saudite ka kalu...
-
Kurti publikon pamje të Observatorit dhe Planetarium Kombëtar, është i pari në vend
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetariu...
-
Zëvendëson Stoltenberg, Mark Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s. 32 anë...
-
Biden në epërsi ndaj Trump thotë sondazhi i Fox News
Donald Trump ka mbetur prapa Joe Biden në sondazhin e fundit zgjedhor nga Fox...
-
Konjufca: Sụlmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka marr pjesë në seancën plena...
-
Osmani takohet me Pirc: Kosova krenare me partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë
Presidentja Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pir...
-
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Pekin hapet me rritje të përfaqësimit të huaj
Panairi i 30-të Ndërkombëtar i Librit në Pekin u çel të mërkurën, duke tërheq...