Lajme

Darka e Kurtit me Lajçak/ Reagon ashpër Daut Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 26 January 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan Gazeta inFokus.

Ky reagim i Haradinajt, erdhi pas që Kurti ka zhvilluar një darkë në orët e vona me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Sipas ish-deputetit, kryeministri duhet të reflektojë dhe të jep detaje për opinionin se çfarë u zhvillua gjatë këtij takimi.

-Advertisement-

“Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?

Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini.

Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera