Rozë

Dan Pifqi në burg, është dënuar 11 herë nga Gjykata Themelore e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 11 October 2020

Ramadan Behluli, i njohur në masë si Dan Pifqi, ka dosje të trashë penale në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe në Gjykatën Themelore të këtij qyteti. Tash e disa kohë ai është ‘zhdukur’ nga hapësira publike kosovare ku paraqitej shpesh përmes videove të ndryshme, pasi po vuan dënimin me burg.

Bazuar në dosjen e tij penale në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Ramadan Behluli shquhet për vjedhje të rënda, ndërsa është i dënuar edhe për sulm, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm e posedim të drogës.

Gjykata Themelore e Gjilanit në një përgjigje për Express ka treguar se Dan Pifqi është dënuar 11 herë për 11 vepra penale: 5 herë për vjedhje të rënda, 3 herë për vjedhje, një herë për sulm, një herë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe një herë për posedim të drogës.

-Advertisement-

Dan Pifqi është dënuar 7 herë me burgim efektiv, prej 7 vjetësh në total. Dy herë ai është dënuar me burgim me kusht prej 9 muajsh në total (një herë 6 muaj dhe një herë 3 muaj), ndërsa në dy raste, Dan Pifqi është dënuar me 300 euro gjobë (një herë me 200 euro dhe një herë me 100 euro).

Dënimet më të madha që i ka marrë Ramadan Behluli janë ato me nga dy vjet burgim efektiv, që i janë shqiptuar për veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe në një rast të vjedhjes së rëndë. Ndërkaq, dënimin më të vogël, prej 100 eurosh gjobë, Pifqi e ka marrë për sulm.

Më poshtë, veprat penale që i ka kryer Ramadan Behluli dhe dënimet që i janë shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit:

P.nr. 1217/11 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 10 muaj burgim efektiv.

P.nr. 209/12 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 6 muaj burg me kusht që për 1 vit të mos kryej vepër tjetër penale.

P.nr. 1283/12 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim efektiv.

P.nr. 193/13 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 6 muaj burgim efektiv.

P.nr. 765/14 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 300 euro gjobë.

P.nr. 957/14 – vepra penale sulmi, i dënuar me 100 euro gjobë.

P.nr. 958/14 – vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, i dënuar me 2 vite burgim efektiv.

P.nr. 585/15 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 6 muaj burgim efektiv.

P.nr. 234/16 – vepra penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, i dënuar me 3 muaj burgim, me kusht që brenda periudhës 1 vjeçare të mos kryej ndonjë vepër tjetër.

P.nr. 284/16 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 2 muaj burgim efektiv dhe 100 euro gjobë.

P.nr. 213/17, – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 2 vite burgim efektiv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera