Dalja nga vështirësia

Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 18 July 2022
Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, PBB-ja kineze arriti në 56 trilionë e 264 miliardë e 200 milionë juanë (rreth 8.678 trilionë dollarë), duke u shtuar 2.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. Po ashtu, sipas statistikave të doganave, në gjashtë muajt e parë të vitit vëllimi i import-eksportit të mallrave të Kinës arriti në 19.8 trilionë juanë (rreth 2.94 trilionë dollarë), 9.4 % më shumë se në janar-qershorin e vitit të kaluar. Ekspertët shprehen se këto rezultate tregojnë që ekonomia kineze e ka përballuar goditjen e rëndë nga pandemia e COVID-19 dhe nga gjendja e trazuar ndërkombëtare, duke realizuar rimëkëmbjen e qëndrueshme. Me zbatimin e një sërë masash për stabilizimin e ekonomisë, në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti ekonomia kineze ka shpresa të rikthehet në rrugën normale të zhvillimit.
Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave Fu Linghui tha:
“Nga ana e tregtisë së jashtme, importet e Kinës kanë një forcë të madhe përballuese. Në gjashtëmujorin e parë, investimet në projektet e reja u shtuan 22.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ruajtur një rritje të shpejtë. Me përmirësimin e gjendjes epidemike, konsumi jashtë internetit ka filluar të rritet. Duke shtuar edhe politikat nxitëse, konsumi do të vazhdojë të mëkëmbet.”
Sipas të dhënave të Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës, në qershor numri i konsumatorëve dhe vëllimi i shitjes jashtë internetit u rritën përkatësisht me 2.4 % e 4.4 % në krahasim me majin. Në korrik, treguesi i lulëzimit të shitjes me pakicë u ngrit dhe arriti në 50.2, duke treguar forcimin e pritshmërive të sektorit të shitjes me pakicë për rimëkëmbjen e konsumit.
Nënkryetarja e Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë të Kinës Zhang Lijun vëren:
“Me rregullimin e politikave të parandalimit pandemik të qeverisë, është zbutur problemi i fluksit të dobët të njerëzve dhe logjistikës. Kompanitë tregtare po i plotësojnë shpejt kërkesat duke nxitur konsumin. Mendoj se ky është një lajm i mirë.”
Krahas kësaj, sipas të dhënave të faturave të tatimit mbi vlerën e shtuar, del se nga 1 deri më 25 qershor, të ardhurat e shitjeve të kompanive në mbarë vendin u rritën 6.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse në maj kjo shifër ishte vetëm 1.9 %. Në krahasim me uljen 7.4% në prill, rritja arrin në 14.2 pikë përqindjeje.
Profesori Zhu Qing prej Shkollës së Financave të Universitetit Renmin të Kinës vë në dukje:
“Rritja e të ardhurave nga shitjet është një tregues i drejtpërdrejtë i rimëkëmbjes së ekonomisë kineze. Kjo është një shenjë e mirë që tregon se po shtohet fuqia e rritjes ekonomike.”
Nga ana e tij, ekonomisti ukrainas Serdechnyi Oleksandr theksoi:
“Konsumi i brendshëm është ende fuqia kryesore për nxitjen e rritjes ekonomike të Kinës. Megjithëse shumë kinezë ‘po qëndrojnë në shtëpi’ duke pakësuar konsumin, konsumi i brendshëm zë ende rreth 70 % të PBB-së kineze.”
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Vazhdueshëm Enriko Ceko u shpreh:
“Sot Kina ka rreth 150 milionë subjekte tregu, një numër shumë më i madh se ai para pandemisë prej 138 milionë. Për shembull, sipas raportit të Treguesit Botëror të Risive, Kina zë vendet e para në botë në fushën e krijueshmërisë, të inovacionit, të menaxhimit të njohurive, të përdorimit të teknologjive të reja, të pjekurisë së tregut e shitjeve etj., dhe mund të krahasohet me 20 vendet më të zhvilluara dhe me pjekurinë më të lartë industriale në botë.”
Të tjera
-
Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse
Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar të martën se Serbia më 10 qershor...
-
Mustafa për Qeverinë Kurti: S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës, duan të themelojnë ushtri paralele
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar se...
-
Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë
Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 g...
-
Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policor...
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...
-
“Paranojak e intaçor”, Memli Krasniqi shpërthen ndaj Kurtit: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryemin...
-
Kamionët e kujt janë përdorur për barrikada në veri të Kosovës?
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën...