Ç’ndodhi me jetën e Seldi Qalliut gjatë dy vitesh zhdukje?
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 13 July 2020
Këngëtari i njohur Seldi Qalliu ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, duke u bërë më në fund i gjallë pas stopimit në rrjetet sociale. “Interesante” titullohet kënga e tij më e re, një krijim ritmik dhe RnB.Muzika dhe klipi janë realizuar nga NMusic, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Seldi, i cili ka zgjedhur veshje gjithë ngjyra për këtë rikthim pas dy vitesh në heshtje.
Përveç ngjyrave atraktive dhe skenave me atmosferë verore, këngëtari shfaqet në shoqërinë femrave me bikini.Po ç’ndodhi me jetën int ime të artistit pas dy vitesh pauzë dhe zhd ukjeje nga qarkullimi? Kujtojmë që pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai u shfaq çift me Keisi Meidinin, vajzën e Sabianit. Disa muaj pasi Seldi Qalliu u nda nga këngëtarja Mimoza Shkodra, ai vazhdoi karrierën e tij në Tiranë, ndërsa e pamë në garën VIP të spektaklit “Dance With Me”. Ndërkohë që në atë garë e pamë në krah të partneres Rashel Kolaneci, në evente jashtë televizionit ai shihej në shoqërinë e vajzës së Sabianit.
Ata u fotografuan në sfilatën e “Xhoi & Xhei” pak ditë pasi është vënë re një afrimitet i tyre në rrjetet sociale, ku shkëmbenin mesazhe apo emoji me puthje e zemra. Por, sipas burimeve tona, pas këtij afrimiteti fshihej një bashkëpunim, pra një këngë e re që pritet të publikohet së shpejti. Keisi do të ishte kështu këngëtarja e parë në duet me Seldin pas ndarjes së tij nga Mimoza, fejesa me të cilën u shoqërua me shumë bashkëpunime.
Direkt pas fejesës me Mimozën, ai realizoi me të klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre, që nga njohja si kolegë në vitin 2012. Nga ana tjetër, vajzën e Sabianit e pamë për herë të parë në debutim muzikor pas zërave se do të bashkëpunonte me Noizyn. Dhe Keisi ishte vajza për të cilën u tha se Seldit i ngeci filmi këtë periudhë, që ai për çudinë e të gjithëve stopoi jetën virtuale.
Pas ndarjes nga Mimoza, kur u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të mbetur aty.
Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, duke mos postuar asgjë nga aktiviteti i tij, edhe pse u tha se datat e koncerteve i linte me babanë e Keisit, Sabianin. Më pas u fol se kënga me Keisin, me titull “S’ka dashni”, ishte një fabul që i përshtatej edhe historisë së tij të jetës, deri tani me tri fejesa të dështuara, pikërisht me Dafina Zekën, Domenika Çaushajn dhe Mimoza Shkodrën. Ndërkohë këto dy vite, Seldi ka preferuar ta mbajë jetën private dhe intime larg medias, duke qenë se historitë që ka bërë publike kanë përfunduar me ndarje.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...