Rozë

Chris Fton Rihanna-n në koncert

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 10 February 2018

Ndonëse kohët e fundit nuk kemi dëgjuar mjaftueshëm lajme apo scoop-e nga këngëtari i njohur Chris Brown, duket se artisti vendos që të rikthehet rrallë, por “fuqishëm”.

Në një status në Twitter, Chris ka ftuar të gjithë kolegët e tij në një turne së bashku, sipas të cilit mblidhen vetëm më të mirët.

Dhe bëhet fjalë për Beyonce, Bruno Mars dhe… Rihanna!

-Advertisement-

Pra, me pak fjalë, Chris Brown kërkon të performojë në të njejtën skenë, jo vetëm me dy kolegët e parë, por edhe me ish-partneren e tij me të cilën ka pasur një histori jo shumë të këndshme.

“Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”, – shkruan Brown, transmeton blitz.

Kjo duket gati e pamundur sepse të katërt i përkasin label-ave të ndryshëm dhe artistë të këtij kalibri zor se mund të bëhen bashkë për këngë, e jo më për turne. Gjithsesi, ideja nuk është aspak e keqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera