Kupa e Botës 2022

Ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës ishte e një niveli tjetër

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 18 December 2022

Është mbajtur edhe ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës “Katar 2022” para nisjes së finales së madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Argjentina dhe Franca do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të “Katar 2022”, e cila zhvillohet sot në Lusail Iconic Stadium nga ora 16:00.

Megjithatë, një orë para finales është mbajtur edhe ceremonia mbyllëse, ku nuk ka munguar spektakli, atmosfera dhe këngët.

-Advertisement-

Kjo ceremoni mbyllëse e organizuar nga drejtuesit e Katarit po cilësohet si “e një niveli tjetër”.

Nga fishekzjarrët, shfaqjet, vallëzimi, këndimi dhe gjithçka tjetër ishte e përkryer.

Fotografitë dhe videot e ceremonisë mbyllëse tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera