Rozë

Cardi B nuk i lë vend imagjinatës; s’i ‘frikësohet’ aspak celulitit

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 20 June 2019

Cardi B nuk ngurron së treguari në asnjë çast stilin e saj ekstravagant në të veshur. Nëse menduat se pas incidentit të ndodhur më 16 qershor, Cardi B do t’i rrallonte daljet e saj me veshje provokative, jeni gabuar!

26-vjeçarja është shfaqur së fundmi në një event me nje fustan rrjetë, përmes të cilit dukeshin qartazi të brendshmet e zeza. Me ç’mund të vihet re edhe nga fotot, reperja milionere duket se nuk ka aspak komplekse edhe kur vjen puna tek celuliti.

Nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, me të cilin ka edhe një vajzë, Cardi B duket se e ka shijuar mbrëmjen. Kujtojmë se reperja ka qenë kohët e fundit në vëmendjen mediatike për problemet shëndetësore që ka përjetuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera