Rozë

Capital T e 2Po2 përsëri me bashkëpunim, zbulojnë datën e publikimit të këngës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 11 September 2017

Të dy janë artistë shumë të njohur.

Bëhet fjalë për dy reperët e njohur 2Po2 e Capital T të cilët kanë vendosur të sjellin bashkëpunimin e radhës për të gjithë fansat e tyre pas hiteve të shumta gjatë sezonit veror, transmeton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Capo përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Instagram.

-Advertisement-

Përmes kësaj fotografie Capo ka zbuluar për fansat e tij titullin e këngës dhe datën e publikimit.

“Ulu”, titullohet projekti më i ri nga Capo e 2Po2 i cili pritet të publikohet të mërkurën në orën 13:00. Ky bashkëpunim po pritet me padurim nga fansat e tyre.

“Daj e Nip gati per djegije”, “It’s time for the legends”, “Menxi spo pres”, “Mo se.I tranove.hejterat ja.gerdite.punen krejt veq.vazhdo kallxoje veten per.aftesite qe.zoti ti.ka fal shumm dashni”, ishin disa nga komentet që i kanë lënë fansat Capos.

Ndryshe, sikurse bashkëpunimet e tyre “Lejla”, “Posh” e të tjerë edhe ky projekt i tyre pritet të pëlqehet shumë nga fansat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera