Lajme

Caktohet paraburgimi për kosovarin që shkoi në luftë në Siri

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 30 May 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit H.S, i dyshuar për vepren penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, H.S, kishte lënë Kosovën në vitin 2015, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

“I pandehuri H.S dyshohet se me vullnet dhe vetëdije të plotë me datë 23 nëntor 2015 është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinës dhe ilegalisht kishte hyrë në shtetin e Sirisë në mënyrë që ti bashkohet organizatës terroriste ISIS, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera