Lajme

Caktohet data për raundin e tretë të bisedimeve Ukrainë – Rusi

Autori: Islam Morina 18:49 | 05 March 2022

Data për raundin e tretë të bisedimeve Ukrainë – Rusi, është caktuar, bëjnë të ditur mediat ukrainase.

Ky raund i tretë bisedimesh do të zhvillohet me 7 mars, ka bërë të ditur anëtari i delegacionin ukrainas David Arakhamia, shkruan Gazeta Infokus.

Bisedimet e deritashme Ukrainë – Rusi, nuk është se kanë dhënë ndonjë rezultat sa i përket arritjes së një marrëveshje paqe, por edhe marrëveshja për një korridor humanitar nuk është duke gjetur zbatim nga pala ruse./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera