Lajme

Cakaj në Gjenevë: Shqipëria model botëror i pranimit të refugjatëve

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 18 December 2019

Gjenocidi të cilin regjimi i Millosheviçit e bërë në Kosovë nuk bënë të harrohet.

Kështu ka deklaruar, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili është duke marre pjese Forumin Global për Refugjatët në Gjenevë.

Cakaj gjithashtu ka kujtuar edhe ndihëm që Shqipëria ka bërë për refugjatët nga Kosova në kohën e luftës së vitit 99, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!”, ka shkruar Cakaj, në llogarinë e tij në facebook.

Ndihma të cila Shqipëria bërë qytetarëve të Kosovës në kohën e luftës sipas Cakaj duhet të jetë model botëror.
“Kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull unik të solidaritetit kombëtar, por paraqet edhe një model botëror sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë”, ka thënë ai.

Po ashtu a ka thënë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

“Në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”, ka deklarua mes tjerash ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera