Lajme

Burri që u gjet i vdekur në Mitrovicë është 60-vjeçar, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 10 January 2023

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, përkatësisht në rrugën “Evlia Qelebia” , shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30,  është raportuar se në  rrugën “Evlia Qelebia”  brenda objektit të   “Shurdhmemecëve”   është gjetur pa shenja jete viktima i  moshës rreth  60 vjeçar.

-Advertisement-

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera