Bundestagu voton për dërgimin e armëve të rënda
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 28 April 2022
Pas javësh debati Unioni CDU/CSU në opozitë dhe koalicioni qeverisës votojnë së bashku të enjten në Bundestag për furnizimin e Ukrainës me armë të rënda.
Bundestagu gjerman kërkon të dërgojë një sinjal solidariteti dhe mbështetje për Ukrainën, por edhe të tregojë unitetin brenda politikës gjermane. Pas disa javësh debati, Unioni i CDU/CSU dhe partitë e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP kanë shuar grindjen për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe votojnë të enjten së bashku për dorëzimin e tyre. Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.
Gjermania qëndron e vendosur në krah të Ukrainës në luftën e saj për liri, theksojnë parlamentarët gjermanë. Mbështetja për të drejtën e vetëmbrojtjes e Ukrainës është me rëndësi për mbrojtjen e paqes dhe lirisë në Europë dhe po ashtu për kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike. Në lidhje me dërgimin e armëve thuhet, se “në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara Gjermania dërgon armë për vetë mbrojtje në Ukrainë dhe miraton dërgimin nga shtete të treta. ” Kjo vlen edhe për dërgimin e armëve të rënda në ujdi me partnerët e NATO-s. Vetëm para pak ditësh Gjermania bëri një kthesë ntë dytë në politikën e saj ndaj Ukrainës duke vendosur të dërgojë armë të rënda. Në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, kishte bërë të ditur, dërgimin e tankeve kundërajrore. duke theksuar se “ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s”.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vazhdon misionin e ndërmjetësimit në Ukrainë dhe takohet të enjten me presidentin Zelensky. Një nga temat kryesore pritet të jetë gjendja në qytetin juglindor ukrainas, Mariupol, ku trupat ukrainase dhe civilët janë rrethuar nga ushtria ruse./DW
Të tjera
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...
-
Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas k...
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...