Lajme

Besnik Bislimi e Petar Petkoviq të mërkurën e zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 06 September 2021

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen të mërkurën për raundin tjetër të bisedimeve, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë më 7 dhe 8 shtator do të jenë në Bruksel.

Ai shtoi se të ashtuquajturat bisedime teknike do t’i kushtohen “çështjeve të hapura aktualisht dhe hapave të ardhshëm në dialog”.

-Advertisement-

Të martën, të dy delegacionet kanë planifikuar të zhvillojnë bisedime dypalëshe me ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe përfaqësues tjerë të BE-së.

Reklamë

Ditën e dytë, të mërkurën, është planifikuar një takim trepalësh i Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësve të BE-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera