Sport

Bekim Isufi: E duam Superkupën e parë në histori të klubit!

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 13 August 2018

Drita ka marrë zemër pas debutimit pozitiv në garat evropiane dhe gjilanasit synojnë t’i vazhdojnë ato rezultate edhe në rrafshin vendor.

“Intelektualët” shprehen të gatshëm për sfidën e nesërme me rivalin kryesor, Prishtinën.

Trajneri Bekim Isufi është shprehur optimist se skuadra e tij do të dalë mirë nga kryeqyteti, ndërkohë që ka shprehur respekt maksimal për kundërshtarin.

-Advertisement-

“Është me rëndësi për FC Dritën të fitohet ky trofe meqenëse pritet qe një kohë të gjatë. Siç e dimë Drita ka qenë fituese e Kupës dhe titullit të kampionit, por ka dështuar në dy tentimet për ta fituar Superkupën”, deklaroi Isufi.

“Për ne është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. E dimë situatën në të cilën e kemi, jemi munduar gjatë këtyre ditëve sa kishim në dispozicion ta freskojmë ekipin. Është punuar me kujdes në këtë drejtim”, shtoi ai.

Drita dhe Prishtina takohen sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera