Bedri Hamza: Me 50/50, Kryetari Krasniqi po krijon perspektivë të qartë për gratë në vendimmarrje
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 24 September 2022
Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i shtatë i diskutimit me temën “Gratë, Ekonomia dhe Buxhetimi gjinor”.
Në këtë panel, i cili u moderua nga Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM, Arben Mustafa morën pjesë Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Skenderajt, Besarta Meha-Ademi, asamblistja e PDK-së në Komunën e Shtimes, Adelina Beqa-Limani, si dhe anëtaret e kryesisë Evgjeni Thaçi- Dragusha dhe Safete Hadërgjonaj.
Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM, Arben Mustafa theksoi treguesit që po rezultojnë me shkallë të ulët të punësimit të grave.
“Norma e grave joaktive në tregun e punës është shumë e lartë, pra inaktiviteti është 80%. Arsye për këtë del të jenë aktivitetet familjare dhe detyrimet e tjera në familje, mos përfaqësimi dhe mosshfrytëzim i potencialit të grave të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përgëzuar Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për këtë vendim të madh që krijon perspektivë të qartë për vajzat dhe gratë në struktura dhe vendimmarrje.
“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që në drejtimin e Kryetarit Memli Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovës po ndërmerr këtë hap të madh, për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje. Është hapë perspektivë e jashtëzakonshme dhe e përgëzoj Kryetarin për këtë vizion. Realisht, 50/50 barazia gjinore duhet të jetë dhe është lajm i mirë që kjo po bëhet realitet”, ka thënë Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Lidhur me barazinë dhe buxhetimin gjinor, organizatat buxhetore obligohen të bëjnë buxhetim të drejtë, me theks buxhetim gjinor, Safete Hadërgjonaj, theksoi se koncepti i buxhetimit gjinor është i gjerë dhe së voni ka filluar debati lidhur me të.
“Buxhetimi gjinor është mjet i mirë për reformat në buxhet. Nuk kemi ende tregues të matshëm për pabarazinë gjinore, barazia gjinore ndikon në eficiencën e ekonomisë, pabarazia ndikon në nivelin e ultë të resurseve njerëzore dhe cilësinë e ulët të jetës. Vetëm 16% marrin pjesë në tregun e punës, ndaj 44% të burrave”, tha ajo.
Pjesëmarrja e ulët në trashëgimi, paraqet vështirësi shtesë në të bërit biznes. Për këtë çështje, Eugjeni Thaçi Dragusha, theksoi se situata e grave në këtë drejtim është shumë e pavolitshme.
“Kemi arritur të ndërtojmë legjislacion modern, ku mbrohen të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë, barazinë gjinore, por në praktikë është shqetësuese”, theksoi ajo. Një numër i vogël i grave rreth 8% ka pjesëmarrje në trashëgim, kjo pjesëmarrje është më e ulëta në Evropë. Barazia në trashëgim, ka ndikim aspekti tradicional, ceku ajo, duke kërkuar që vetëdija e grave duhet të ndryshojë. PDK duhet të bëj më shumë në të ardhmen për këtë çështje. Po ashtu, prona e paluajtshme ka ndikim në biznes, mirëqenie dhe procedurat në të bërit biznes, andaj gratë përbëjnë vetëm 12% të ndërmarrëseve”, dhe ka shtuar se barazia gjinore është barazi ekonomike, deklaroi Eugjeni Thaçi Dragusha, duke kërkua më shumë kushte për gratë në biznes dhe fushat tjera.
Besarta Meha-Ademi, nga komuna e Skenderajt, ku disbalanca gjinore është më e theksuar, potencoi se grantet e para të qeverisjes aktuale, janë bërë me barazi të plotë 50/50, njëjtë. Mbështetje për gratë ka vazhduar edhe me fondet tjera.
“Duhet të zgjerohet hapësira për punësim të grave. Kemi tash një çerdhe, vitin tjetër presim edhe dy t’i ndërtojmë, me projekt për zhvillimi e bashkësive lokale”, theksoi Besarta Meha-Ademi.
Adelina Beqa-Limani, theksoi për hapësirën që PDK ua ka dhënë grave në komunën e Shtimës. Ajo ceku rëndësinë e zonës ekonomike dhe punësimin e grave në këtë zonë.
“Buxhetimi gjinore varet nga pozita vendimmarrëse. Nga 9 drejtori, kemi qenë 4 gra me drejtori. Drejtoreshat në shkolla dhe organizatat e grave që operojnë në Shtime. Angazhimi ishte i përhershëm për barazinë gjinore 50/50”, theksoi Adelina Beqa Limani.
Barazia gjinore ka frymuar herët në Shtime, me PDK kishte shumë më shumë hapësirë, ndërsa aktualisht, gratë udhëheqin vetëm dy drejtori, ceku ajo në fund.
Të tjera
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...
-
Gërvalla fton për aplikim diplomatët e rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 m...
-
“Frika nga gjakdẹrdhja” – Si ka negociuar KFOR-i tërheqjen e tẹrroristëve nga Banjska?
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parand...
-
Aksidẹnt në Durrës, lëndohẹn tetë persona – një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë...
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...