Sport

Basaksehiri mposhtë dhe thellon krizën e Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 04 November 2020

Basaksehiri ka arritur ta mposhtë Manchester Unitedin me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ pas humbjes nga Arsenali në Premierligë nuk arritën të këndellen as në këtë udhëtim në Stamboll.

Golat për skuadrën turke i shënuan Demba Ba (13’) dhe Edin Visca (40’), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Anthony Martial (43’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Basaksehiri renditet i fundit me tre pikë, ndërsa Unitedi i pari me 6-të sosh.

Ndeshjen e ardhshme Manchesteri e luan pikërisht ndaj Basaksehirit në ‘Old Trafford’ me 24 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera