Bartomeu “injoron” brazilianin: Dembelé është më i mirë se Neymar

Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 06 March 2019
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë të martën një intervistë për “Cadena SER”. Mes të tjerash, ai u ndal edhe në rinovimin e kontratës me Rakitic: “Kroati ka ende kontratë. Nuk kemi folur ende për të ardhmen e tij, për shkak se donim të përqëndroheshin në rinovimin e Jordi Alba, i cili për mua është mbrojtësi më i mirë i majtë në botë”.
Dy fjalë edhe për takimin që ka pasur me mikun e tij, Sandro Rosell: “Ai u lirua me kusht. Diçka nuk është bërë mirë në këtë proces. Ne përqafuam njëri-tjetrin, por me përgjegjësinë që duhet të përfundojë deri në fund gjykimi. Sandro dëshiron të provojë pafajësinë e tij, ashtu si të gjithë ne mendojmë se është e vërteta. Unë nuk mendoj se ka bërë asgjë të dënueshme, nuk ka prova, është gjithçka një supozim i madh”.
Po si e sheh presidenti i klubit katalanas largimin e Neymar nga Barça? “Them se me paratë, që klubi fitoi nga shitja e tij, vuri një bast sportiv. Me ato të holla vumë bast me blerjen e lojtarëve si Dembele dhe Coutinho. Për mua, Dembele është më i mirë se Neymar. Ai i Barçës është edhe më i mirë”, u përgjigj presidenti i klubit blaugrana.
Bartomeu ka folur edhe për të ardhmen e Barcelonës pa yllin e saj, Leo Messi, të cilin shpreson ta shohë edhe për disa vite në klub: “Ai moment do ende që të vijë. Ne duhet të gjejmë talentet e rinj. Messi ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe unë mendoj se do të bëjmë edhe një kontratë tjetër. Pres një tjetër rinovim të bashkëpunimit actual, edhe pse është më e vështira se kurrë. Ai ka ambicie dhe dëshirë për të luajtur futboll në majat më të larta, ndërsa ne duam ta kemi Messin edhe për disa kohë”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...