Sport

Barcelona përmbysë Sevillan dhe fiton Superkupën e Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 13 August 2018

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës për vitin 2018.Katalanët kanë arritur që në finalen e zhvilluar në Maroku të mposhtin Sevillan me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin.

Fillimi i ndeshjes i takoi Sevillas, që në minutën nëntë përmes Sarabia shënoi për 0-1.

Barcelona vuajti shumë për të arritur barazimin.

-Advertisement-

U desh të pritej minuta e 42’, dhe Gerard Pique shënoi për 1:1.

Barcelona përmbysjen e rezultatit e arriti në minutën e 82′, kur Ousmane Dembele shënoi një gol të bukur nga distanaca.

Në minutën e 90′, Sevilla kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por portieri Ter Stegen bëri punën e heroit duke i pritur penalltinë Ben Yedderit.

Me triumfin në këtë finale, Barcelona siguron titullin e 17-të të Superkupës së Spanjës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera