Sport

Barcelona nisë kërkimet për zëvendësuesin e Piques

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 24 November 2020

Barcelona është në krizë të lojtarëve për shkak të lëndimeve të shumta, shkruan Gazeta inFokus.

I fundit që pësoi një dëmtim ishte Gerard Pique, të shtunën mbrëma në ndeshjen me Atletico Madridin.

Lëndimi që mbrojtësi spanjoll ka pësuar pritet ta lë jashtë fushe deri në 3 muaj.

-Advertisement-

Mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes e kanë detyruar trajnerin holandez, Ronald Koeman, të nisë kërkimet për të gjetur një zëvendësues për Piquen.

Ezequiel Garay, është emri i përmendur dhe që aktualisht është pa skuadër.

Garay ka qenë pjesë e Valencias deri në korrik të këtij viti dhe tani si duket ‘Camp Nou’ do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Se a do të ndodh një gjë e tillë mbetet të shihet në vazhdim, kjo pasi akoma nuk ka diçka zyrtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera