Sport

Bakayoko është i Milanit, sot vizitat mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 13 August 2018

Tiemoué Bakayoko, tashmë është një ish-lojtar i Chelsea-s dhe lojtari më i ri i Milanit.

I lënë në stol dje gjatë ndeshjes Huddersfield-Chelsea, Tiemoue Bakayoko është bindur përfundimisht që nuk bën më pjesë në planet e Sarrit për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht për këtë arsye, ka dhënë miratimin e tij për mbylljen e negociatave me Milanin dhe sot pritet të mbërrijë në Itali, për të kryer vizitat mjekësore.

-Advertisement-

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një huazim me të drejtë blerjeje për 38 milionë euro vitin e ardhshëm, ndërsa paga vjetore është marrë përsipër nga kuqezinjtë.

Bakayoko do të jetë dhurata e radhës për Gattuson, që pas Higuainit në sulm, Caldarës në mbrojtje dhe Reinës në portë, tani ka edhe një mesfushor cilësor në dispozicion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera