Lajme

Bajqinovci për ‘plan-atentatin’ ndaj LDK-së: Kjo parti t’ia qartësoj publikut situatën, u munduan ta përdorin politikisht

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 January 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj aludimeve se po përgatitej atentat ndaj kryetarit dhe disa deputetëve të LDK-së.

Bajqinovci e ka quajtur këtë një informacion të pakonfirmuar të cilin LDK-ja është munduar ta përdorë politikisht.

“Kriza e lidershipit, mungesa e vizionit, pazotësia për të fituar besimin e qytetarëve nuk bën asesi të kompensohen me scoop’a medial e filma me atentate”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka ftuar LDK-në që ta informojë publikun nëse ka marrë ndonjë njoftim lidhur me hetimet për këtë kërcënim.

“Nga Policia e Kosovës, kërkoj që kjo çështje të bëhet transparente për publikun për aq sa lejon natyra e hetimit, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për konfuzion e manipulim politiko-publik”, ka shkruar tutje Bajqinovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera