Lajme

Avokati i Popullit pranon ankesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës për Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 15 February 2023

Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se Avokati i Popullit ka pranuar ankesën e saj në lidhje me hetimin e shkeljeve për Ligjin e Pagave.

“Sindikata e Policisë së Kosovës me datë 03.02.2023 ka dërguar Kërkesës për inicim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 196 për pagat në Sektorin Publik tek Avokati I Popullit lidhur me shqetësimet për Ligjin e Pagave, përkatësisht: Neni 26 Shtesat për kushte specifike të punës (shtesat e rrezikshmërisë), Nenin 35 dhe 36 Kompensimet, kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës,  Neni 44 Shtojcat e Ligjit, Shtojca Nr.5.1 – Policia e Kosovës dhe Shtojca nr, 10.6 e Projektligjit – nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Policisë e ka pranuar njoftimin e Avokatit të Popullit të hënën se ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera