Lajme

Atifete Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krahë për krahë në protestën për mbrojtjen e vajzave dhe grave

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 31 August 2022

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është bashkuar sot protestës masive për mbrojtjen e vajzave dhe grave, shkruan Gazeta Infokus.

Jahjaga ka publikuar disa fotografi nga protesta e sotme, ku shihet krahë për krahë me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.

“Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë!

-Advertisement-

Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara.

Disa nga thirrjet e protestuesve ishin “Boll ma”, “Edhe sa”, “Shteti fajtor”, “Grua armatosu”, “Eduko djalin”, etj…

Pjesë e protestës masive ishin shumë fytyra publike nga sfera të ndryshme.

Kujtojmë se kjo protestë është thirrur pas rastit ku dyshohet se pesë persona e kanë dhunuar një vajzë 11-vjeçare për shtatë orë në Prishtinë.

Në këtë protestë u kërkua krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera